
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka analizuar bilancin e krimit për vitin 2025 dhe gjendjen e rendit e sigurisë në vend, duke e cilësuar situatën “alarmante dhe më të rëndën e viteve të fundit”.
Lala tha se viti 2025 ka shënuar një numër të lartë ngjarjesh kriminale, duke u ndalur veçanërisht te atentati i fundit në Rinas, ku një person u vra në një prej zonave që konsiderohet ndër më të sigurtat në vend. “Është e papranueshme që një krim i tillë të ndodhë në një pikë të tillë strategjike, ku siguria duhet të jetë e pakompromis,” u shpreh ajo.
Gazetarja theksoi se nuk mund të barazohet një krim brenda familjes, i cili shpesh ndodh pa parashikim, me atentate të tilla të organizuara ku dyshohet se mund të kenë qenë të përfshirë edhe punonjës të institucioneve shtetërore. “Kur në ngjarje të këtij niveli përzihen edhe njerëz të strukturave publike, situata e rendit bëhet shumë më e rëndë,” tha Lala.
Duke folur për Policinë e Shtetit, gazetarja u shpreh me tone të ashpra: “Policia e Shtetit është shndërruar në një bandë. Janë ndarë në parcela: disa marrin para nga lojërat e fatit, disa nga ndërtimet pa leje. Policia është sot në gjendjen më të keqe të saj.”
and then