
Gazetarja, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” theksoi se AKSHI është një institucion që drejtohet dhe ndahet nga bandat kriminale. Ajo theksoi se hetimi për zhdukjen e Daniel Shimës në muajin gusht të këtij vitit është themra e Akilit, se si operon krimi i organizuar në këtë institucion.
“ Z.nj Mirlinda Kaçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni. Dosja e AKSH=it është një nga më voluminozet që ka Prokuroria e Posaçme. AKSH-i ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion dhe ka tendera të paracaktuar të paktën kështu kanë dalë në konkluzion prokurorët e posaçëm, të cilët po hetojnë. Është një institucion i ndarë në banda dhe drejtuar nga banda kriminale.
Dikur ishin disa biznesmenë të preferuar sot janë të tjerë. Por gjithmonë ka qenë një institucion i lakmuar nga njerëz shumë të rëndësishëm, ndoshta nga të krimit të organizuar. Sepse patja në duar e të gjithë serverëve apo të sistemeve të institucioneve të rëndësishme është gjëja që do të lakmonte gjithsecili prej eksponentëve të asaj që quhet bota e nëndheshme. Dhe në këtë aspekt Prokuroria ka çelur një hetim penal.
Një hetim që po kryhet me ndihmën e partnerëve të huaj. Sepse sipas procedurave dhe dokumentave sipërfaqësore, po shikohet shumë më thellë çështja dhe ka pasur gjatë viti të fundit sekuestrime pafund të celularëve. Ka pasur kqyrje të dokumentave, marrje të dëshmive e të tjera me radhë. Them që është një institucion që duhet të ketë një vëmendje të shtuar, sepse ju e dini para disa kohësh një zyrtar i lartë i AKSH-it Daniel Shima u zhduk në mënyrë të mistershme për dhjetë orë me radhë.
Pavarësisht se ajo çështje është një kapitull i mbyllur për drejtësinë, në fakt për mua si gazetare është gjithë femra e Akilit për hetimin e dosjes së AKSH-it. Unë nuk mendoj se Daniel Shima u larguar me dëshirën e tij. Dhe as u zu me partneren e vetë. Unë mendoj se ai është mbajtur nën presion nga eksponentë të caktuar apo personazhe të caktuar të cilët kanë pasur interesa të drejtpërdrejta në AKSH.”, tha ajo.
and then