20 kampe me azilantë në disa qytete, Paloka: Skandal! Projekti i Ramës, shpopullimi i vendit

Deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi pas lajmin për një projekt të qeverisë për ngritjen e 20 qendrave azilantësh në disa qytete të vendit.

Ai tha në emisionin Kjo javë në News24 se ky ishte skandali i radhës i projektuar nga Rama, në bashkëpunim me Sorosin.

“Reagova i pari për këtë sapo e pashë lajmin. Është skandali i radhës. Rama vazhdon përfiton që me të njëjtën strategji që skandali të mbulojë skandalin. E kemi dëgjuar dhe atë që u tha për Gjadrin. Ai tha se nuk do të kishte më kampe. Ky është skandal.. Ky është projekt që sapo Rama të hynte në politikën me projektin e Soros. Ky e ka projekt zhdukjen e shqiptarëve. E përdor për të mbajtur në pushtet veten. Ato që ia bën Europës Soros, këtu e kanë shumë kollaj. Për ta jemi hiç. Të na përzënë ne dhe ta kthejnë këtë vend për emigrantët. Rama siguron pushtetin e përjetshëm dhe këtu ka skllevër.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×