
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka komentuar shortin e Botërorit 2026, ku të tijtë do të përballen me Marokun, Skocinë dhe Haitin. Ai thekson rëndësinë e nisjes së mirë: “Maroku ka bërë shumë mirë në Botërorin e fundit, në ‘Katar 2022’, ku arriti gjysmëfinalen, ndërsa Brazili u eleminua në çerekfinale”. Për Skocinë shtoi: “Ka një ekip shumë të fortë; do të jetë mjaft e vështirë.
Duhet të përpiqemi të përfundojmë të parët në grup. Sidomos duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë, që do të jetë shumë e rëndësishme. Synimi është që t’i fitojmë të tria ndeshjet. Së pari ndaj Marokut, më e vështira, pastaj kundër dy skuadrave të tjera. Duhet të jemi të sigurt”. Brazili do të luajë miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë në SHBA në mars. Për rikthimin e Neymar, i munguar prej mbi dy vitesh, Ancelotti tha: “Nëse Neymar meriton të jetë në Botëror, nëse është në formë dhe më i mirë se të tjerët, do të luajë, por nuk i detyrohem askujt”.
and then