Paloka tregon qëllimin e Foltores para Kryeministrisë: Opozita vetëm denoncimet e protestat ka, kur është rrëzuar qeveria veç 97?!

Deputeti i PD-së, Edi Paloka pohoi se foltorja para Kryeministrisë nuk ka si qëllim që të rrëzojë Ramën, por të bëjë opozitë. Ai tha në emisionin Kjo javë në News24 se qeveria është rrëzuar vetëm në 97-ën. Qëllim sipas tij i Foltores është denoncimi i sundimit të kryeministrit Rama.

“Rolin kryesor duhet ta ketë PD dhe opozita, për organizmin e protestave dhe për mënyrën e re të zhvillimit dhe të organizmit të këtyre protestave. Në 12 vite nuk është se nuk kemi bërë protesta, i kemi bërë të gjitha llojet.

PD për detyrimet që ka si opozitë i ka bërë të gjitha. Opozita vetëm denoncimet ka. Si të rrëzojmë Ramën? Kur është rrëzuar qeveria përveç 97?! Sheshet mund ti mbushim gjithmonë. Kur të organizojmë protesta të mëdha, do organizim dhe financa. Ajo që mua më dhemb, nuk është çështja e PD.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×