“Përgënjeshtrojmë lajmet dezinformuese”, Unioni i Stomatologëve Shqiptarë: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

Pas disa lajmesh se është zgjedhur presidenti i ri i Unionit të Stomatologëve, ky i fundit ka mohuar këto zëra. Në një reagim për mediat, Unioni i Stomatologëve Shqiptarë sqaron se nuk ka pasur zgjedhje.

Reagimi:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e “Presidentit të USSH”, njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH. Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×