
FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si do të jetë shpërndarja e sfidave të këtij aktiviteti. Dhe mes tyre sigurisht edhe për Grupin F, ku potencialisht mudn të bëhet pjesë Shqipëria nëse kalon play-off.
Ashtu siç pritej, oraret e ndeshjeve nuk do të jenë aspak të përshtatshme për Europën. Oraret që ka publikuar FIFA, janë të gjitha të vendosura në orën lokale të Amerikës Lindore, që do të thotë se kanë 6 orë diferencë me Europën Qendrore dhe vendin tonë.
Kështu, potencialisht ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Tunizisë. do të luhet në Monterrej të Meksikës me orën 22:00 të Amerikës Lindore të datës 14 qershor, që do të thotë se do të jetë ora 4 e mëngjesit në vendin tonë në datën 15 qershor!
Sfida e dytë, planifikuar më 20 qershor ndaj Holandës, luhet në Hjuston në orën 13:00 në SHBA dhe në teori është ajo që mund të ndiqet në mënyrë më praktike pasi sfida në Hjuston përkon me orën 19:00 në Europë.
Ndërsa sfida e tretë, ajo ndaj Japonisë, që luhet në Dallas, është planifikuar përsëri në një orar të papërshtatshëm për Europën. Ajo është caktuar më datë 25 qershor në orën 19:00 në SHBA, që përkon me orën 01:00 të datës 26 qershor në Europë.
and then