Furgoni i FNSH i shkatërruar në kanal dhe “Benz”-i i dëmtuar, pamje nga aksidenti te “Kthesa e Çakranit”

News24 ka siguruar pamje nga aksidenti i ndodhur pak më parë në zonën e njohur si “Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Nga pamjet shihet se si furgoni i FNSH i cili ka përfunduar në kanal është shkatërruar, ndërsa është dëmtuar edhe “Benz”-i.

Kujtojmë se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×