Interi Miami shpallet kampion, Messi lë gjurmë

Futbolli amerikan përjetoi pasditen e tij më historike: fitimi i titullit kampion nga Lionel Messi, ku “projekti Messi” më në fund arriti kulmin e tij. Këtë të shtunë, Inter Majemi është shpallur kampion për herë të parë në MLS, një titull mjaft i rëndësishëm, i cili padiskutim është një triumf I madh edhe për Jordi Alban e Sergio Busquets, të cilët i dhanë fund karrierës së tyre, në mënyrën më të mirë. Inter Miami mposhti në finale Vancouver në shifrat 3-1.

Fillimisht, i pari ishte autogol, ndërsa më pas De Pol finalizoi të dytin pas asistit të Messit. Goli i tretë erdhi në minutën e 91-të, ku Messi dhuroi asisitin e dytë dhe Allende dërgoi topin në rrjetë, ndërsa të gjithë shpërthyen në festë.

Messi e mbylli sezonin si golashënues në MLS me 35 finalizime, ndërsa në fazën eliminatore shënoi 6 gola, një sukses absolut në moshën 38-vjecare, ndërsa tashmë ka 48 trofe në vitrinën e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×