
Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja u shpreh i lumtur pas suksesit 2-0 ndaj Tiranës.
“Ne e kishim përgatitur në këtë mënyrë, kam lojtarë që mund të ndërrojmë sisteme pa bërë zëvendësime. I dinim pikat e forta dhe të dobëta të Tiranës, të le të luash futboll, nuk është agresive. Golin e parë e kishim menduar jashtëzakonisht shumë, kishte probleme Tirana në goditje standarte, e studiuam me Dinamon. Kjo ishte fale gjithë grupit, kjo fitore shkon për presidencen, tifozët dhe për të gjithë familjen e kuqe.
Rastet i kishim për 3 me 0 me Diegon, me Gudjufin. Rëndësi ka fitore, donim 3 me 0 për hakmarrjen, por rëndësi ka qe mbaroi 2 me 0.
Nuk u surprizuam nga Tirana, këtë mënyrë loje ka bërë edhe në ndeshjet e fundit. Ne e zgjidhëm me Tomën që do të bënte presing Dembelesë ose Metës. Edhe me Egnatian edhe me Flamurtarin ka pasur të njëjtën manovër. Nuk ka rëndësi për emrat, rëndësi ka rreshtimi dhe manovra.
Hjuman e bënë shumë mirë si 6 dhe 8. Do ti kapnim në një moment në tranzcionon. Dihet shpejtësi dhe eksperienca e Skukës, arritëm ti shfrytëzonim. Kemi 4 pikë më pak seç meritonim. Sot do ishim 2 pikë më lartë Final 4.
Kemi pësuar 1 autogol me Dinamon, një gol nga goditja standarte me Teutën. Jemi munduar të sistemojmë pjesën mbrapa, falë të gjithë çunave, pastaj pame pjesën përpara, avash avash do vinin dhe golat.
Është rregulluar gjithë skuadra në fazën mbrapa, jemi agresivë, dublojmë njëri-tjetrin. Dhomat e zhveshjes u fituan duke thënë realitetin, kush vrapon luan, kush lufton luan. Meritokracia dhe konkurrenca e pastër të çojnë përpara.
Të kapim Final 4 për të shkuar te titulli. Mos harrojmë ku ishim, janë marrë shumë pikë falë këtyre çunave.
Dhimbja e kokës më e mirë për trajnerin është të kemi vështirësi në zgjedhje. Në stërvitje punojmë shumë”- tha ai.
and then