“Presidenti kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore”, Shehu: I hap rrugën deformimit të koncepteve biologjike

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se ka lejuar “në heshtje” miratimin e një ligji që, sipas tij, cenon parime biologjike dhe sociale të lidhura me gjininë dhe familjen.

Shehu shkruan se Presidenti ka “shkelur biologjinë” dhe ka pranuar “deformimin e jetës dhe familjes”, duke vënë në dyshim, siç pretendon ai, “ekzistencën e shoqërisë sonë”.

Në reagimin e tij, deputeti shprehet kundër konceptit të identitetit gjinor përtej gjinisë biologjike, duke argumentuar se ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – të përcaktuara në lindje. Ai i referohet edhe qëndrimeve të disa vendeve të tjera, përfshirë një urdhër federal të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se sipas tij ky është standardi mbi të cilin duhet të mbështetet edhe legjislacioni shqiptar.

Shehu paralajmëron se ligji i ri, të cilin ai e quan “gender fluid” dhe pjesë të një “woke society”, mund të sjellë pasoja në administratën shtetërore, në mjekësi dhe në strukturën e familjes. Sipas tij, ndryshimet ligjore rrezikojnë të hapin rrugën për njohjen e familjeve LGBT dhe adoptimin e fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks.

Deputeti shprehet se një realitet i tillë do të krijonte konfuzion në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri, duke hedhur skenarë të cilët ai i konsideron “absurdë” dhe “shkatërrues për vlerat tradicionale”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×