
E ftuar në “News24 Fundjavë” ishte ekonomistja Romina Radonshqi e cila foli në lidhje me rritjen e pensioneve, sistemin e pagesave drejt digjitalizimit dhe parashikimet për vitin 2026, sipas raporteve të Bankës Botërore.
“Deri në këto momente flasim për numër të ulët të kontribuesve dhe numër të lartë përfituesish. Paqja fiskale lehtëson këtë gjë, por çedukon ata që kanë qenë të pa rregullt me kontributet”, tha ajo
Kushti aktual i 15 vite pune për të përfituar pension minimal duket se është “anomali” dhe penalizon shumë persona, veçanërisht ata që kanë punuar pak, emigrantët dhe punëtorët informalë.
Qeveria tashmë deklaron se po punon në “rikonstruktimin e skemës për pensionet” dhe se do të përdorë bonuse në varësi të kontributeve për të përmirësuar përfitimet për pensionistët.
“Ka shumë persona që nuk kanë qenë pjesë e tregut informal të punës. Ishin të punësuar por nuk u janë paguar kontributet nga punëdhënësi.
Duhet të ketë një amnisti për ata që kanë humbur vitet e punës. Duhet të kuptojmë që shumë individë nga padija nuk kishin dijeni. Si mund të futemi në BE duke i lënë këtë kategori pa asnjë pension minimal”, tha ekonomistja.
Ajo u ndal edhe në mundësitë e rritjes së pensioneve apo indeksimit të tyre, teksa u shpreh se duhet pasur parasysh që shpesh pensionistët kursejnë nga barnat e nevojshme për të kuruar sëmundjet e tyre kronike, në pamundësi tjetër për të ëzuar e për t’u bërë nipërve dhe mbesave dhurata.
and then