Tiranë/ U merrte fotot personale njerëzve dhe i shantazhonte, përfundon në pranga 20-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, një aksion i përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në hapësirën kibernetike.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presioni psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin.

Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, përfshirë një episod të datave 05.12.2025 dhe 06.12.2025, gjatë të cilave i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe veprimeve ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×