
Një incident tragjik ndodhi pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azerbajxhanase, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.
Anija ishte e ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë kur ndodhi incidenti. Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij.
Durrës / Informacion paraprak:
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
and then