
Ilir Dizdari ishte i ftuar në studion e News24 ku foli në lidhje me Lëvizjen e dhjetorit 1990.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi me vendosjen e pluralizmit, është frymëzim për ata që nuk duan të jetojnë nën autokraci, shtypje e diktaturë.
Dizdari u shpreh gjithashtu se edhe protestat, aq të nevojshme, duhet të kenë në vetvete qytetarizëm, duke kujtuar se gjithçka që u arrit, u bë pa dëmtuar asnjë pemë apo godinë.
“Demokracia është të bindesh pak e të protestosh shumë. Ne e kërkuam pluralizmin politik dhe e arritëm në vetëm 3 ditë. Lëvizja e dhjetorit është frymëzim për ata që nuk duan të jetojnë nën autokraci, shtypje e diktaturë.
Sot një formë proteste është largimi i të rinjve nga vendi, por kjo sipas meje nuk është forma e duhur e protestës. Sot nuk ka protesta, nuk ka të rinj dhe as qytetarizëm. Ne protestuam pa thyer asnjë xham, pa këputur as një lule apo degë peme”, tha ai.
and then