
“Protesta është mjet themelor i komunikimit politik”, kështu u shpreh Luçiano Boçi në një intervistë në “Studio 24”, në News24.
Gjatë intervistës Boçi u shpreh se PD ka treguar se ka qenë e vendosur dhe ka protestuar kundër padrejtësive. Gjithashtu u shpreh “Foltorja” është zgjedhur të mbahet përpara Kryeministrisë sepse sipas tij është vendi i duhur për të paraqitur kauzat e tilla. Megjithatë Boçi theksoi se ka ardhur koha që PD të shkojë te qytetarët dhe të mos vazhdojë t’i thërrasë njerëzit në Tiranë.
Sa për statutin e PD dhe rëndësinë e statutit, Boçi tha se është bërë një “sulm” dhe se ka pasur një përqendrim të madh te kjo çështje por, sipas tij nuk është ky problemi kryesor i Shqipërisë.
“Sheshi ka simbolikën e tij. Është vendi i duhur për t’i paraqitur si kauza. Boll më ngelëm duke i thirru njerëzit hajdeni në Tiranë, le të shkojmë ne te njerëzit. Pra duhet të gjejmë formën e duhur. Për mua nuk ka rëndësi numrat. Ne e kemi veprim dhe aksion politik. Bëmë gjithë ato protesta, bllokuam rrugët kërkuam qeveri teknike. Kjo është shprehje që lidhet me të vërtetën. Unë duhet ta mbroj të vërtetën. Planet janë gjithmonë politike. Mjetet politike janë zgjedhjet. Është e rëndësishme të sensibilizohen njerëzit. Duke i pasur edhe pjesë të aksionit…Pra të gjithë këto faktorë ushtrojnë presionin e tyre me qëllim që në Shqipëri ku evidentohet që nuk ka zgjedhje ka narkoshtet, përcaktohen përfaqësuesit në parlament, sigurisht që ne do reagojmë. A ka rrugë tjetër? Sigurisht, por ne kemi treguar bindjet tona. Protesta është mjet politik, nuk është rruga e rrugës. Ndërsa për statutin, dua të them se ka mbi katër vite që mediat merren veten me statutin e PD sikur aty buron gjithçka e keqe e realitetit shqiptar. Sot nuk informohet publiku…Merren vetëm me PD, statutin e PD”, tha ai.
and then