Çarja e digës rikthen ndotjen në Bregun e Lendinave në fshatin Çërravë, banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente

Ndotja masive ka prekur zonën e “Bregut të Lendinave” në fshatin Çërravë të Pogradecit si pasojë e çarjes së digës duke shkaktuar përhapjen masive të mbetjeve të groposura vite më parë në tokat bujqësore të banorëve të zonës.

Këto mbetje, të nxjerra nga thellësia e rezervuarit sipas banorëve janë përhapur në të gjithë zonën, duke rrezikuar shëndetin e banorëve por edhe cilësinë e tokës bujqësore.

Banorët thonë se investimi për rikonstruksionin e digës jo vetëm që nuk arriti të forcojë strukturën por tashmë ka krijuar një problem edhe më të madh, rikthimin e ndotjes masive që dikur ishte konsideruar e menaxhuar.

Diga, e rindërtuar nga Bashkia Pogradec rreth një vit më parë, ka dështuar të përballojë reshjet e fundit, duke nxitur banorët të akuzojnë institucionet për cilësi të dobët të punimeve.

Përballë kësaj situate të rënduar dhe rrezikut që po rritet çdo ditë, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të ndotjes dhe për të rikthyer sigurinë e tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×