
Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të një konflikti, i cili ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Sipas Policisë, fillimisht ka qenë një debat verbal mes shtetasit B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësit Klevis Aliaj, 36 vjeç, që më pas është shndërruar në përleshje fizike.
Gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. 53-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
and then