Dinamo, Daja: U treguam të zgjuar, vazhdojmë kështu

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dha mendimin e tij pas fitores 0-3 ndaj Flamurtarit.

“Unë do të thoja që ishte ndeshje e vështirë. Flamurtari vinte nga një fitore me Egnatian që kryeson tabelën, kishte një entuziazëm dhe anë psikologjike të mirë. Ne vinim nga një fitore gjithashtu. Ndeshjet në Vlorë janë të bukura sepse tifozët vlonajtë i qëndrojnë afër ekipit. E vështirë ishte edhe prej terrenit, mund të bëhej lojë më e mirë.

Ky terren do sakrificë më të madhe, e bënë edhe lojtarët tonë. Ne ishim cinikë përpara, me shënimet e golave. Flamurtari u hodh me shumë forca përpara, duke lënë hapësira mbrapa, duke i shfrytëzuar me kundërsulme.

Sigurisht që manovra na vështirësoi, sepse kur do kalosh me ndërtim nga poshtë terreni duhet të jetë i favorshëm, për të luajtur në zona të vogla. Përveç terrenit, çdo gjë tjetër në stadium ishte perfekte. Duke parë që dy lojtarë të Flamurtarit shkonin në krahë, atëherë Goudiaby s’kishte kundërshtarë dhe zbriti nga 6-shi në mes të dy qendërmbrojtësve.

 

Vila me Qardakun mund të mblidheshin më shumë për topin e dytë. S’mund ta bësh brenda 3 ditës, 2 apo 3 javësh. Duhet të përshtatesh edhe me rëndesën që kanë terrenet në periudhën e dimrit. Të jesh më i kujdesshëm, që të përfitosh pastaj. Kur fushat rëndohen, pak mund të flasim për kombinacione. Por duhet të kishim marrë topat e dytë me mbështetjen e Vilës, Qardakut, Bregut dhe Nanit.

 

Bregu, zbret poshtë kur skuadra ka vështirësi në organizim, udhëzim i juaj? Padiskutim. Dejvi ka një bagazh goxha të mirë teknik dhe është nga lojtarët që vepron mirë në zonat e vogla. Ajo që ka, është personaliteti, pavarësisht se zbret në zona të rrezikshme, rrallë mund të bie në presion dhe të humbasë topin. Kështu që është një udhëzim i yni kur ekipi ka vështirësi”- tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×