“Gjenerata Z, shpresa për të përmbysur regjimin”/ Berisha: Rama e ka mbushur kupën, meriton çdo ndëshkim për ato që i ka bërë kombit

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të dënojnë regjimin e Ramës. Pas aferës së Ballukut opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit”, tha Berisha, në Foltoren e organizuar para kryeministrisë”. Më tej Berisha tha se gjenerata Z është e vetmja shpresë për të përmbysur regjimin.

Pjesë nga fjala e Berishës.

“Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera.

E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlyqer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës.

Është kjo gjeneratë pra në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.

Por po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranës ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.

Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej se për Shqipërinë ishte, kështjellë e socializmit në brigjet e Adriatikut.

Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë në qytetin e tyre.

Ata në 1 të natës u pritën nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit.

Miq, të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët, firmosën veten si të pamposhtur.

Qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës, më represiv të kohës.

Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste.

Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot.

E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta.

Por ata vazhduan dhe fituan.

Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD.

Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit.

Parti e idealeve të dhjetorit.

Parti, e cila është e dyta dhe e vetme në gjithë hapësirën ish-komuniste që iu mbijetoi tallazeve dhe të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar si kurrë më parë për të rikthyer edhe njëherë në piedestal idealet e larta të lëvizjes së dhjetorit, lirinë e shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin e tyre, familjen shqiptare, interesin kombëtar të shqiptarëve.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×