Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca

Është zhvilluar mesditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Berat, ceremonia e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Berat, Ervin Ceca. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, deputetë, anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues nga shoqëria civile etj.

Në nisje të ceremonisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndësishme për qytetin sepse sot zyrtarizohet në detyrë kryebashkiaku i ri.

“Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat, sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale”-,ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Pas betimit të bërë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i vendosi kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Ceca shiritin e kryebashkiakut. Kryebashkiaku i ri Ervin Ceca, ka deklaruar pas marrjes zyrtarisht të detyrës se, do t’i shërbej më së miri qytetit të Beratit.

“Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme”-,ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.

Përfundimi i ceremonisë së betimit të kryebashkiakut të ri të bashkisë Berat është mbyllur me Himnin e Flamurit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×