
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po studion seriozisht historinë e Shqipërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë, “Albania: From Anarchy to Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.
Sakaq, Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.
and then