
Gruaja që ndërroi jetë në Korçë është identifikuar si Bajame Memetali dhe dyshohet se ka ndërruar jetë një ditë më parë.
Fqinjët tregojnë se shqetësimi i tyre erdhi pasi nuk e kishin parë për një kohë dhe vendosën të hynin në shtëpi, ku e gjetën të ndjerë. Në një prononcim për gazetaren e News24 Lorena Kodra, tha se viktima jetonte e vetme, pasi djali i saj ishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte askënd tjetër pranë saj.
“U shqetësuam sepse nuk e kishim parë prej një kohe dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. Atje e pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm; djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë, dhe nuk kishte njeri tjetër pranë. Kishte një motër në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta vizitonte. Për më tepër, kishte probleme shëndetësore, pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati i katërt dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.”, tha fqinja.
and then