
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën. Në fjalën e saj në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, teksa sot po diskutohet projektligji me ndryshime për diasporën, Zhupa tha se një nga faktet është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i institucionit që e mban në përgjegjësi.
Zhupa tha se qeveria kujtohet për diasporën vetëm kur afrojnë zgjedhjet.
“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
Në 2013-2017 u shpërbë Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme dhe u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës nën varësinë e kryeministrit dhe më pas u shkri. U krijua ministi i shtetit për dipasorën dhe u shkri. U rikthye në varësinë e minstrisë një drejtori. Sa herë ka ndryshuar mandati, nuk e keni kuptuar se çfarë do të ndodhë më disporën, por edhe se ku do të drejtohet dispora për çështje juridike dhe politike. Imagjinoni një përfaqësues të diasporës në botë se çfarë vështirësie do të ketë. As chat GPT nuk e gjen dot.
Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune.”, thekson Zhupa.
and then