
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi nuk e ka cilësuar lajm praninë e Ervin Salianjit në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, ndërsa theksoi se askush ska dalë nga radhët e PD-së.
I ftuar në programin e drekës në News24, Këlliçi tha se ka incentiva dhe zëra ndryshe në PD, që janë normale.
“Si mund të kem një koment, ku Salianji merr pjesë në një foltore të opozitës, kur merr pjesë gjithmonë. Është foltore, pasi nuk ka zërin e duhur në Kuvend opozita, se marrin fjalën për të ngritur çështje që shqetësojnë qytetarët. Është foltore revolte. Nuk përbën lajm që një anëtar i PD merr pjesë, është normale pjesëmarrja. Sdi të ketë dalë askush nga radhët e PD-së! Skam parë asgjë të jashtëzakonshme në këto takime dhe nuk ka asgjë jashtë turrës së demokratëve. Për mua lajmimi apo incentivimi i mendimit ndryshe në PD ka rëndësi, këtu mbaron çështja.”, tha ai.
and then