Botërori më i shtrenjtë në histori, anglezët denoncojnë çmimin e biletave

Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, kjo u pa qartë edhe gjatë ceremonisë së shortit, ku organizatorët u kujdesën që ta shndërronin në një spektakël të vërtetë. Nga presidenti Trump tek Infantino, të gjithë protagonistët e këtij evenimenti kanë theksuar se këtë herë do të jetë ndryshe, jo vetëm për faktin që për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra, por dhe mënyra e konceptimit të ndeshje do të jetë ndryshe, e ngjashme me futbollin amerikan.

Këto risi pritet të vijnë me kosto shtesë pasi sipas “The Sun”, ky Botëror pritet të jetë më i shtrenjti në histori edhe për tifozët. Sipas të përditshmes britanike, një bletë për të ndjekur ndeshjet në Amerikë i kalon 1000 euro, afro dy herë më shumë në raport me Botërorin e fundit të zhvilluar në Katar. Pas artikullit të bërë publik nga “The Sun”, ka reaguar edhe FIFA, me këta të fundit që u kujdesën të sqaronin për federatat pjesëmarrëse do të ketë një numër të caktuar biletash me çmime preferenciale për tifozët e tyre:

“Jemi të përkushtuar për të siguruar akses të barabartë në ndeshjet tona për tifozët tanë tani dhe në të ardhmen”, lexohet në reagimin e FIFA. Gjatë ceremonisë së shortit për fazën e grupeve, presidenti Trump zbuloi se deri më tani janë shitur më shumë se 2 milionë bileta, ndërsa procesi i ardhshëm i shpërndarjes së biletave do të jetë më 11 dhjetor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×