Detajet/ Zjarri shkrumboi dy makina në Shkodër, dyshohet për ngjarje të qëllimshme. Një shishe me…

Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në dy automjetet e djegura nga flakët në Shkodër mbrëmjen e 9 dhjetorit. Sipas burimeve njëri mjet, një ‘Fiat Punto’, është në pronësi të shtetasit Zamir Popriva, ndërsa tjetri, një ‘Benz Vito’, në pronësi të shtetasit me inicialet Z. K., 42 vjeç.

Grupi hetimor dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë, e cila po analizohet për të përcaktuar nëse ka lidhje me incidentin.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×