
Pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga detyra e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për plotësimin e vendit vakant. Toska u largua vitin e kaluar nga detyra anëtares së Kushtetueses.
Sipas rregullave kushtetuese, kandidaturat do të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas do të dërgohen për votim në seancë plenare, në përputhje me kriteret ligjore dhe procedurat e parashikuara për emërimin e gjyqtarëve kushtetues.
Mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi, do të jetë i plotë, 9-vjeçar.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Pasi Kuvendi hap garën, kandidatët kanë 1 muaj kohë të shprehin interes, pastaj ata vlerësohen dhe renditen me pikë nga KED.
Votimi në Kuvend bëhet me 84 vota.
Nëse asnjë nga kandidatët nuk arrin të marrë shumicën e cilësuar, anëtar në Gjykatën Kushtetuese shkon ai që ka marrë më shumë pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
and then