
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në programin e drekës në News24, komentoi dhe vlerësoi protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori.
Ai tha se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama.
“Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.
Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai.
and then