I dënuar me mbi 6 vite burg nga GjKKO-ja, si pjesë e një grupi kriminal në fushën e drogës, arrestohet 35-vjeçari në Krujë

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari.

Në të njëjtin vit, ky shtetas është dënuar me burgim dhe për ndërtim të paligjshëm.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.

Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×