
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një deklaratë për mediat nga selia blu.
Ai u ndal në Paqen Fiskale, të cilin e quajti një amnisti për pastrimin e parave të drogës për kartelet shqiptare të drogës dhe ortakët e tyre në Amerikën Latine.
“Me paqen Fiskale sanksionohet amnistia për paratë e dregës e krimit jo vetëm për kartelet shqiptare por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj të cili qeveria e SHBA, BE dhe vendet partnere e kundërshtuan mënyrën më të prerë para 2 vitesh, Rama e ka votuar në parim në Kuvend. Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme për kartelet e drogës. PD dhe deputetët tanë në komisione kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj nisme”, tha ai.
and then