“Me skandalin e Ballukut, protestat duhet të ishin masive”/ Lapaj: Dola vetëm në protestë, por njerëzit po bashkohen. Rama të heqë duart nga gjyqësori

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ,  Adriatik Lapaj në një intervistë për News24 foli për qëndrimin e tij për protestën që nisi mbrëmë, i vetëm. Ai tha se sot ka marrë mbështetje dhe se bashku me 9 të tjerë do të kalojë një protestë 24 orarëshe.

Lapaj tha se me të gjithë problematikat që kanë ndodhur populli duhet të ishte në protestë. Ndërsa theksoi se kryeministri Rama ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj gjykatës, duke kërkuar që të mos i zgjasë më duart drejt gjyqësorit.

“Dje ishte 8 dhjetor dhe ju jeni dëshmitar me të gjithë çfarë ka ndodhur me zv.kryeministren, ndërsa kryeministri kaloi nga përgjegjësia individuale te ajo kolektive. Gjërat në Shqipëri nuk janë mirë. Të rinjtë duhet të reagojnë. Por pashë që nuk ndodhi asgjë dhe më erdhi në mendje reagimi që mund të bëjë një njeri që në dorë ka vetëm veten e vet. Por dola për të protestuar, nga dje deri sot njerëzit po shtohen. Dje hyra vetëm, sonte në darke hynë 9 të tjerë që do vazhdojë pa afat”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×