NBA/ Suksese në transfertë, San Antonio dhe Phoenix triumfojnë e shohin nga Play Off

Vetëm 3 sfida u zhvilluan mbrëmjen e së hënës në NBA, teksa po i drejtohemi fundit të vitit, skuadrat kanë nisur të konfirmojnë objektivat e tyre këtë sezon.

Skuadra e Phoenix arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe në sekondat e fundit ndaj Minnesota me rezultatin 108-105. Një përballje e fortë mes dy ekipeve që synojnë një vend në play off në Perëndim. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ndërsa 40 pikët e Anthony Edwards për vendasit mbetën për statistikë. Pa probleme fiton skuadra e Indiana, që në shtëpi mposhti 116-105 Sacramento. Për vendasit, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Nembhard me 28 pikë e 12 asist më i miri).

Fitore të vështirë arriti San Antonio, që pas një loje spektakolare mundi 135-132 New Orleans. 7 lojtarë të Spurs shënuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri stoli nga ku erdhën 68 pikë. Quenn dhe Murphy realizuan 65 pikë për vendasit, por që nuk mjaftuan për ekipin e Pelicans.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×