“Në 2027-ën mund të kemi riformatim të partisë”, Arsejda Gjyli: Lëvizjet në PD? Nxitin konkurrencën

Pedagogia e universitetit ‘Luarasi’, Arsejda Gjyli komentoi lëvizjet brenda PD-së, ndërsa theksoi ka polarizim të brendshëm.

E ftuar në rubrikën e drekës në News24, Gjyli tha se me këto reagime si në rastin e SAlianjit, është nxitur konkurrenca.

“Ka pasur një mungesë të brendshme postzgjedhore. Tani që flasim dhe sa e kam analizuar dhe nga eksponentë të PD, ka polarizim të brendshëm. Kjo ka çuar në rienergji të brendshme. Kjo ka çuar dhe te nxitja e konkurrencës apo dhe te shkëndija që i nxit të gjithë që të bëjnë më shumë. Deri në 2027 ndoshta do të ketë riformatim të PD. Këto lëvizje i bëjnë mirë. Edhe zoti Braçe është i vetmi në PS që bën autokritikë. Mekanizmi i zotit Braçe mendoj se e ka meritën. Modelet e tjera kanë qenë të njësuara. Sot kemi një PS të unifikuar, askush nuk ngre zërin për të thënë diçka ndryshe.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×