“Poker” ndaj Wolverhampton, Man.United shfaq “shenja jete”, Amorim: Duhet të arrijmë 20 fitore radhazi

Man.United vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, por suksesit me “poker” golash ndaj Wolverhampton i jep pak frymëmarrje, i afron “djajtë e kuq” me “zonën euro”. Ekipi i Amorim gjeti golin e avantazhit në minutën e 25-të, ku një gafe në mbrojtjes e “ujqërve” i dha mundësinë Bruno Fernandes të shënonte golin e parë. Vendasit iu kundërpërgjigjen në fundin e pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në fraksionin e dytë, Man.United mori totalisht kontrollin e lojës dhe në minutën e 51-të, Mbeumo u shërbye saktë nga Dalot duke rikthyer edhe një herë “djajtë e kuq” në avantazh. Stafetën më pas e mori Bruno Fernandes, me kapitenin që dhuroi një super asist për Mount, me këtë të fundit që fluturimthi brenda në zonë dërgoi shifrat në 1-3. Në fund, në minutën e 82-të, United fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes u tregua i saktë duke kompletuar “pokerin” e golave, një sukses që ngjit Man.United në vendin e 6-të në kuotën e 25 pikëve.

Amorim shijon këtë trepikësh, por tekniku i United nuk dëshiron të ndalet këtu, në sytë e tij, ekipi duhet të ndërtojë një cikël fitues: “Duhet të kemi vazhdimësi. Objektivi është të ndërtojmë një mentalitet fitues, të arrijmë 20 fitore radhazi. Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore duhet të na dërgojë në këtë drejtim”, u shpreh Amorim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×