
Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh në studion e News24 se Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, po hetohet për disa çështje, krahas aferave te tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe.
Ai tha se ndaj zëvendëses së Edi Ramës, në SPAK është regjistruar një kallëzim edhe për anijet TEC në Vlorë, për të cilat rezulton të jenë abuzuar 120 mln euro.
Belind Këlliçi: Ambasada u shpreh se mbështet drejtësinë dhe dënon ndërhyrjen ndaj Gjykatës Kushtetuese. Pritshmëritë e vullnetit politik janë të larta, dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese
duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Dosja nuk ka asnjë dyshim. Përveç tunelit të Llogarasë janë dhe dosje të tjera.
Ka një kallëzim edhe për Tigri 1 dhe 3 që kanë marrë 120 mln euro dy anijet TEC në Vlorë. Ka një sërë kallëzimesh penale për të gjithë zinxhirin drejtues nën varësinë e Ballukut. Përmasat e një skandali të paprecedentë. Edhe për Ballukun mendoj se do të prevalojë logjika dhe pavarësia institucionale e Gjykatës Kushtetuese.
Nëse nuk ndodh do të kishim jo vetëm një drejtësi me standarde të dyfishta, por një rënie, një kapitullim final të Gjykatës Kushtetuese dhe një dorëzim para krimit dhe korrupsionit të Gjykatës Kushtetuese. Vendim pro Ballukut? Ne do ta shprehim me akte dhe jo me fjalë, do t’i përgjigjen në mënyrë proporcionale edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
and then