Tritoli në biznesin në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Raportohet për dëme materiale

Policia e Shkodrës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me tritolin në Shkodër.  Sipas policisë, tritoli është vendosur në derën e një subjekti për reklama. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×