VIDEO/ “Çadrat tona e rrezikuan godinën e Ramës?”, Lapaj: Nuk ka kthim pas. Rama e humbi durimin me gjyqtarët, policët me ne

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për t’ju Bashkuar protestës.

Pasi iu hoqën çadrat me forcë nga policia, Lapaj ka kërkuar nga ndjekësit e tij mbështetje. Gjithashtu ai u shpreh i vendosur se nuk do të heqin dorë nga protesta.

“Urojmë që qytetarët të bashkohen masivisht. Ata që më ndjekin e dinë që sa herë i kam hyrë një proteste ka zgjatur. Nuk ka kthim pas, do të rrimë këtu. Kjo e dëmton autokracinë e Ramës që është kthyer në të pangopur. Sot jemi pak, por po u bëmë 10 mijë a do vijnë të marrin çadrat prapë… Të dashur ndjekës na dërgoni batanije, kemi nevojë, çfarë të keni na i dërgoni të kalojmë natën. Ftohtë është por nuk ka kthim pas. Shefi i tyre Rama e humbi durimin me gjyqtarët, punonjësit e policisë e humbën durimin me ne”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×