Vizita në Londër/ Britania e Madhe vlerëson Altin Dumanin, kreu i NCA: Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.

Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”.

Postimi i ambasadës britanike
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), z. Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një lavdërim Z. Dumani për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×