100-vjetori i urdhrit të Skënderbeut/ Rama: I mbijetojë shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit drejt demokracisë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.

Një mbrëmje solemne që nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.

Kryeministri Rama vlerësoi figurën e Skënderbeut, duke u shprehur se zgjodhi luftën e drejtë në një kohë të padrejtë.

“Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti hedhur në themelet e Shqipërisë së re. Një instrument në shërbim të një sistemi vlerash. Madhështia e emrit që kishte e desh që ky urdhër t’i mbijetojë dallgëve të njëpasnjëshme. Urdhri i Skënderbeut i mbijetojë shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit drejt demokracisë”, tha Rama.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×