100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama u dorëzon medaljonin familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut. Gjatë fjalës së tij vlerësoi figurën e Skënderbeut. Ai u shpreh se urdhri i Skënderbeut “rilind sot në 2025 me hirin e fituar të një amaneti evropian më në fund është vënë në vend”.

Rama në përfundim të këtij aktiviteti i ka dorëzuar dy medaljone të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, përfaqësuesve të familjeve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.

“Në këtë 100 vjetor ne nuk po kremtojmë thjesht një ngjarje shtetformuese, por po risjellim në jetë një mesazh 100 vjecar që Shqipëria e nesërme nuk mund të ndërtohet pa njerëz. Republika e Shqipërisë i bashkohet sot pas 80 vjetësh ndarje dhe endje në rrugën qorre të diktaturës. Urdhri i Skënderbeut rilind sot në 2025 me hirin e fituar të një amaneti evropian më në fund të vënë në vend”, u shpreh më tej Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×