
Ish kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, foli për pezullimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe padinë e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës, ai sqaroi kreu i ekzekutiv nuk legjitimohet si institucion që të bëjë asnjë lloj padie në gjykatë. Gjithashtu theksoi se në asnjë vend të botës nuk ndodh që kryeministri bën padi.
“Nëse do i qëndrojmë deklaratës nga shoqata e gjyqtarëve jam parimisht dakord. Sulmi mediatik I kryeministrit, është sulm i drejtpërdrejt. Mendoj që nuk e bën qëllimisht, por rrethanat e ngjarjes, dhe mendimet juridike që I kanë shtirë ndërmend kryeministrin për të bërë këtë padi janë të papërshtatshme për t’u bërë në këtë kohë. Balanca e pushteteve është kjo, kryeministri, parlamenti dhe gjyqtarët. I vetmi mekanizëm që kanë gjyqtarët për të kontrolluar këto pushtete është vetëm kjo, të marrë një masë sigurimi të bëjë procedim penal dhe të ndërtojë një gjyq ndaj një njeriu. Pra ne po ngutemi për t’i thënë gjykatës ju duhet të veprimi ashtu siç duhet. Ndërhyrja e kryeministrit është e papërshtatshme. Për mua, kreu i ekzekutiv nuk legjitimohet si institucion që të bëjë asnjë lloj padie në gjykatë. Nuk e ka të drejtë ligjore. Është futur vetë kryesisht për t’u bërë palë. Nuk e ka futur gjykata. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që kryeministri bën padi. Por pse është bërë kush janë shkaqet apo arsyet kjo është për t’u diskutuar. Por ajo që më vjen mirë është që kryeministri pas 10 vitesh ka konstatuar që me këtë drejtësi u ka bërë dëm familjeve shqiptare. Është vrarë gjyqtari në sallën e gjyqit, shumë e rëndë ishte”, tha ai.
and then