“Balluku e diplomuar në universitetin e Shkodrës”, Mit’hat Havari: Moj vajzë kishe Tiranën, atje kam dëgjuar se shiten diplomat

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari, ka përmendur një detaj për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij zotëron diplomë universitare lëshuar nga universiteti i Shkodrës.

Havari tha se kabineti i Ramës është me ministra me universitete të cunguara dhe këtu futet dhe Balluku.

“Po të vini re, Meloni ka 3 doktorë shkencash në qeveri, ky i ka me universitete të cunguara. Dhe ish-zv/kryeministrja është me universitetin e Shkodrës. Nuk e paragjykoj por kam dëgjuar që shiteshin diplomat. Ishte universiteti i Tiranës moj vajzë, i thashë ç’doje në Shkodër? Po ai e ka rekrutuar shumë herë dhe e ka në kontroll, ajo që e shpëtonte atë të ishte i besueshëm duhet të thonte nuk është çështja ime, kjo është çështje e drejtësisë. Të mblidhte kabinetin e ta zëvendësonte”, tha Havari.

Mit’hat Havari: Po të vini re, Meloni ka 3 doktorë shkencash në qeveri, ky i ka me universitete të cunguara. Dhe ish-zv/kryeministrja është me universitetin e Shkodrës. Nuk e paragjykoj por kam dëgjuar që shiteshin diplomat. Ishte universiteti i Tiranës moj vajzë, i thashë ç’doje në Shkodër? Po ai e ka rekrutuar shumë herë dhe e ka në kontroll, ajo që e shpëtonte atë të ishte i besueshëm duhet të thonte nuk është çështja ime, kjo është çështje e drejtësisë. Të mblidhte kabinetin e ta zëvendësonte.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×