
Analisti Edvin Kulluri denoncoi se familjarë të drejtuesve të PD kanë marrë leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës, por edhe në Dukat.
“Njerëzit e PD po marrin leje ndërtimi nga Edi Rama. Janë 46 leje ndërtimi të miratuara në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes.
Po marrin leje ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe familjarët që po marrin leje nga Edi Rama. PD duhet të shkëputet nga ata që veprojnë nën tavolina. Prandaj them që këta djem, Salianji dhe Alimehmeti kanë një malore shumë të madhe”, tha Kulluri.
Gjithashtu, Kulluri kritikoi foltoret e Berishës para Kryeministrisë, por edhe protestën e Adriatik Lapajt në të njëjtin vend.
“Në mendimin tim, Foltorja e PD dhe protesta e Lapajt te Kryeministria janë të dirigjuara nga Rama. Mos gënje që njerëzit të të ndjekin. Tjetri premtoi se do të fitonte me 71 mandate. Kush është Edi Rama para Ramiz Alisë? Ku ka sot ushtri? Ku ka sot Shkollë të Bashkuar? Janë këta që e kanë mitizuar Edi Ramën dhe po vuajmë çmimin unë, ti, News24, të tjerët”, tha ai.
and then