Ina Zhupa paraqet amendament për Buxhetin 2026: Pagë e 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar. Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.

Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.

Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×