“Janë bashkë në biznes”! Denoncimi i Kullurit: Rama do firmosë mbi 40 leje ndërtimi për njerëzit e PD, po grabiten pronat në zonën e Orikumit dhe Dukatit

Analisti Edvin Kulluri denoncoi se familjarë të drejtuesve të PD po marrin leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës, por edhe në Dukat.

Në programin e drekës në News24, Kulluri tha se përfaqësues të rëndësishëm të PD janë bashkë në biznes me qeverinë.

“Njerëzit e PD po marrin leje nga Edi Rama. Janë 40 e ca certifikata prone të njerëzve të lidhur me PD që po marrin leje nga Edi Rama duke grabitur tokat në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes. Janë ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe familjarët. Janë bashkë me biznes. PD duhet të shkëputet nga ata që veprojnë nën tavolina. Prandaj them që këta djem (Salianji dhe Alimehmeti) kanë një malore shumë të madhe përpara”, tha Kulluri.

Gjithashtu, Kulluri kritikoi foltoret e Berishës para Kryeministrisë, por edhe protestën e Adriatik Lapajt në të njëjtin vend.

“Në mendimin tim, Foltorja e PD dhe protesta e Lapajt te Kryeministria janë të dirigjuara nga Rama.  Mos gënje që njerëzit të të ndjekin. Tjetri premtoi se do të fitonte me 71 mandate. PD i thotë regjim këtij? Por kush është Edi Rama para Ramiz Alisë? Ku ka sot ushtri? Ku ka sot Shkollë të Bashkuar? Janë këta që e kanë bërë regjim, që e kanë mitizuar Edi Ramën dhe po vuajmë çmimin unë, ti, News24, të tjerët”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×