
I ftuar në “Oponencë” në News24, ish-drejtuesi i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari foli për një sërë zhvillimesh të rëndësishme në vend. Në fokus të bisedës në studio, Havari u ndal edhe te 21 janari dhe skandalet e korrupsionit të qeverisë Rama. Ai thekson se me gjithë skandalet që kanë ndodhur do ta detyrojnë popullin të përsërisin një tjetër 21 janar.
“Kur flitet për miliona asaj vajzës nuk i bën tërr syri. Këto veprime që po bëjnë e detyrojnë këtë popull të përsëritet një “21 janar”. Përderisa sa shtetin nuk e ke të besueshëm, policinë nuk e ka të besueshme. Këta nuk janë të hapur për qytetarët. Situata është kaotike dhe situata kaotike politike reflekton direkt te jeta e njerëzve. Situata e tyre është e rëndë. Janë me dhjetëra të arrestuar. Nuk është një apo dy”, tha ai.
Ai komentoi edhe protestën e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë.
Ish-drejtori i Policisë tha se ajo protestë është një simbol dhe se sipas tij është një tmerr për Ramën, sepse qëndresa merr vëmendjen nga të gjithë,.
“Ai me atë karrige është simbol Dhe kur e sheh Rama tmerrohet. Ai kërkon të ngrihen, të ketë reagim . Çdo autokraci ka një fund sado e gjatë që të jetë. Por lum ai që e mbyll karrierën me dinjitet”, tha ai.
and then