“Këshillova dikur një drejtor policie që merrej me trafikun e drogës, sot është në burg”, Mithat Havari: Sot drejtuesit janë të pashkolluar, s’dinë të lexojnë…

Ish-drejtori i lartë i policisë së shtetit, Mithat Havari, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se policia sot është në gjendjen më të keqe të mundshme, ku shumë nga drejtuesit e policisë janë të pashkolluar, nuk dinë të lexojnë, janë të dobët dhe nuk kanë dëshirë të punojnë.

Havari tha se dikur këshilloi një drejtor policie që ishte përfshirë në trafikun e drogës, por ai nuk e dëgjoi dhe sapo erdhi e majta në pushtet e emëroi në Vlorë.

“Sot është në burg dhe ju them se emërimet e drejtuesve të policisë janë politike. Sot janë të pashkolluar, pa kulturë, pa njohuri dhe shumë të dobët. Këtu çalon puna”, tha zyrtari i vjetër i policisë.

Mithat Havari: Struktura e policisë është prishur, më është dashur 1 vit që ajo mënyrë e të punuarit shëndetshëm të rezistonte 3 vjet dhe ata sjellin një personazh që e shkatërron.

Situata kaotike politike shkak. Kam këshilluar një drejtor policie, më erdhi një informacion nga strukturat shtetërore, i thashë të largohet s’më dëgjoi. Sapo erdhi e majta e rehabilituan dhe e dërguan në Vlorë, atje u mor me trafikun dhe sot është në burg.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×