“Nëse shqiptarët na bashkohen në shesh, Rama rrëzohet”, Lapaj: Mund të futemi dhe në grevë urie, nuk dorëzohemi…

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me studion e “Oponencë” në News24, u shpreh se pushteti rrëzohet nëse shqiptarët zbresin në shesh.

I pyetur se çfarë pret nga nisma që ka ndërmarrë duke qëndruar 24 orë në sheshin para kryeministrisë, Lapaj tha se varianti më i mirë është që njerëzit të bashkohen dhe të detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen.

“Ky do të ishte varianti më i mirë për shqiptarët. Variant i dytë është që shqiptarët mendojnë se nuk ka ndonjë gjë për të ndryshuar. Qëndrojmë në këtë shesh aq sa do të na mbajë trupi.

Nuk është vetëm kauza ime por e të gjithë shqiptarëve, kur shkon në spital nuk mendon se s’ka ilaçe. Po sakrifikoj për ti mundësuar vajzës time jetën në një vend normal, ku ai që paguan taksa, respektohet dhe merr shërbime si taksapagues”, tha Lapaj.

Në fund, kreu i “Shqipëria bëhet” tha se mund të jetë ideja e shndërrimit të aksionit në grevë urie.

“Luftoj që ne të ndërtojmë një republikë normale. Besoj se brenda një dekade të transformojmë konceptin e ndërtimit të shtetit. Mbetet ide e mundshme greva e urisë”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: ka dy variante, për të më hequr nuk e bëjnë se lodhen kot. S’kanë si më heqin se do vijë prapë.

Ka dy variante, i pari është që njerëzit bashkohen më shpejt dhe procesi shkurtohet. Dhe unë jam i bindur se nëse njerëzit bashkohen, Rama detyrohet të japë dorëheqjen. Kjo do të ishte variant më i mirë për shqiptarët.

Variant i dytë është që shqiptarët mendojnë se nuk ka ndonjë gjë për të ndryshuar. Qëndrojmë në këtë shesh aq sa do të na mbajë trupi.

Nuk është vetëm kauza ime por e të gjithë shqiptarëve, kur shkon në spital nuk mendon se s’ka ilaçe. Po sakrifikoj për ti mundësuar vajzës time jetën në një vend normal, ku ai që paguan taksa, respektohet dhe merr shërbime si taksapagues.

Luftoj që ne të ndërtojmë një republikë normale. Besoj se brenda një dekade të transformojmë konceptin e ndërtimit të shtetit. Mbetet ide e mundshme greva e urisë.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×