“Rama nuk duhet ta mbronte Ballukun por të thonte nuk është çështja ime”, Mithat Havari: Duhet ta zëvendësonte, ka plot profesorë që enden rrugëve të botës

Ish-drejtori i policisë, Mithat Havari, duke folur në “Oponencë” tha se kryeministri Edi Rama, në vend ta mbronte ish-zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, duhet t’i thonte mediave se “kjo nuk është çështja ime, duhet të merret drejtësia”.

Havari tha se të nesërmen duhet ta kishte zëvendësuar zv/kryeministren, por jo me emra të njohur pranë tij.

“Ka plot djem e vajza Shqipëria, po enden rrugëve të botës profesora dhe doktorë shkencash”, tha ish-zyrtari i lartë i policisë.

Mithat Havari: E njoh mirë dhe nuk kam asgjë personale me të. Ai e dinte që nuk bënte pazare me mua. Më tha njëherë nuk punoj me ju se nuk e duroj dot karizmën.

Nëse ju do e pyesnit për zv/kryeministren e pandehur, ai duhet të thonte se nuk është çështja ime, kjo është cështje e drejtësisë

Dhe të nesërmen ta zëvendësonte, jo me grushtin e njerëzve pranë tij, por ka plot djem e vajza Shqipëria, po enden rrugëve të botës profesora dhe doktorë shkencash.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×